Aksident mes dy veturave në Livadicë të Podujevës, dyshohet për të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik. Edhe sot para pak minutash ka ndodhur

Aksident mes dy veturave në Livadicë të Podujevës, dyshohet për të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Edhe sot para pak minutash ka ndodhur një aksident në fshatin Livadicë të Podujevës ku u përfshinë dy vetura dhe dyshohet për të lënduar.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur policia që po merret me rrethanat e rastit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.