KOSOVA

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Kosova.Today ·

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj nga Shqipëria. Sipas mediave greke, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, automjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur...

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, automjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën 43-vjeçarja dhe djali i saj 24-vjeçar.

Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e mëtejshme.

Në aksident ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit fatal


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026

​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

13.11.2026

E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

15.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026