KOSOVA

Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 37 vjeçari që u transportua me helikopter drejt spitali

Kosova.Today ·

Ka humbur jetën 37-vjeçari A. U., i cili u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Fushë Arrëz–Fierzë”, në Shqipëri. 37-vjeçari ishte drejtues i një motomjeti dhe u përplas me një automjet me drejtues shtetasin...

Ka humbur jetën 37-vjeçari A. U., i cili u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Fushë Arrëz–Fierzë”, në Shqipëri.

37-vjeçari ishte drejtues i një motomjeti dhe u përplas me një automjet me drejtues shtetasin K. H., 59 vjeç.

Pas përplasjes, i riu mbeti i plagosur rëndë dhe fillimisht u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Bajram Currit, shkruan A2CNN.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u kërkua ndërhyrja e helikopterit për transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen

15.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026