Aksident në rrugën Milot–Rrëshen/ Humb jetën një person, tre të plagosur rëndë

Aksident në rrugën Milot–Rrëshen/ Humb jetën një person, tre të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në segmentin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa shkaqet e përplasjes ende nuk janë bërë të ditura.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.