MAQEDONIA

Aksion policor në Maqedoninë e Veriu, bastisje në 30 lokacione

Kosova.Today ·

Prilepi që nga orët e hershme të mëngjesit është nën prani të shtuar policore, ndërsa në disa lokacione janë vendosur njësi speciale dhe zyrtarë policorë të uniformuar. Sipas informacioneve fillestare, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes...

Prilepi që nga orët e hershme të mëngjesit është nën prani të shtuar policore, ndërsa në disa lokacione janë vendosur njësi speciale dhe zyrtarë policorë të uniformuar.

Sipas informacioneve fillestare, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Byrosë për Siguri Publike, po zhvillon kontrolle dhe bastisje në rreth 30 lokacione në qytet dhe rrethinë.Aksioni është i koordinuar dhe, sipas informacioneve jozyrtare, është pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj një strukture të dyshuar kriminale të organizuar.

Hetimi dyshohet se lidhet me aktivitete të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike.Jozyrtarisht, në mesin e personave që janë përfshirë në kontrolle ndodhen edhe pjesëtarë të strukturave policore, për të cilët po hetohen lidhje të mundshme me persona ose aktivitete që janë objekt i hetimit.Në terren ndodhet një numër i madh i zyrtarëve policorë, ndërsa kontrolle dhe bastisje po kryhen në disa lokacione në Prilep dhe në zonën përreth.Deri tani, MPB-ja nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me aksionin.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

13.11.2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026