Akuzohen 5 persona për vdekjen e Liam Payne, përfshirë një mik të ngushtë të tij
Pesë persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Liam Payne, duke përfshirë miqtë e ngushtë Roger Nores. Sipas Prokurorisë së Shtetit argjentinas, menaxherja e hotelit Gilda Martin, punonjësi i hotelit Esteban Grassi dhe miku i këngëtarit të ndjerë, Roger Nores u akuzuan për vrasje nga pakujdesia, ndërsa punonjësit Braian Paiz dhe Ezequiel Pereyra u […]

Pesë persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Liam Payne, duke përfshirë miqtë e ngushtë Roger Nores.
Sipas Prokurorisë së Shtetit argjentinas, menaxherja e hotelit Gilda Martin, punonjësi i hotelit Esteban Grassi dhe miku i këngëtarit të ndjerë, Roger Nores u akuzuan për vrasje nga pakujdesia, ndërsa punonjësit Braian Paiz dhe Ezequiel Pereyra u akuzuan për furnizim me drogë.
Sipas informacioneve të portalit argjentinas Infobae, gjykata ka urdhëruar që dy nga pesë të akuzuarit të mbahen në paraburgim. Ata janë thirrur të paraqiten në gjykatë brenda 24 orëve.
Ndryshe, sipas informacioneve të fundit, numri i të dyshuarve në hetim është rritur nga tre në pesë persona. Pak ditë më parë, policia argjentinase i dërgoi një fletëthirrje për t’u marrë në pyetje të dashurës së tij, Kate Cassidy.