SHQIPERIA

Akuzohet për dy vrasje, Gjykata e Elbasanit liron Viktor Ymerin, dajën e Edison Harizajt

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu Viktor Ymerin, të konsideruar si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.
Mësohet se Prokuroria e Elbasanit do ta apelojë vendimin me argumentin se Gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës së kryera në burg.
Ymeri është liruar në kushtet kur vendimi tjetër gjyqësor që pranon si ditë burgu ditët e punës është ankimuar dhe Gjykata e Apelit nuk është shprehur ende. Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat në Durrës. Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes”.
Kush është Viktor Ymeri
Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizaj, i ekzekutuar para disa ditësh në Durrës. Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjet..

Loading...

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu Viktor Ymerin, të konsideruar si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.

Mësohet se Prokuroria e Elbasanit do ta apelojë vendimin me argumentin se Gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës së kryera në burg.

Ymeri është liruar në kushtet kur vendimi tjetër gjyqësor që pranon si ditë burgu ditët e punës është ankimuar dhe Gjykata e Apelit nuk është shprehur ende. Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat në Durrës. Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes”.

Kush është Viktor Ymeri
Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizaj, i ekzekutuar para disa ditësh në Durrës. Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Fillimisht Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend.

Për këtë ngjarje policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës, Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin. Sipas burimeve nga policia e Vlorës dyshohet se Ymeri të jetë dhe daja i Edison Harizaj, i vrarë me rreth 50 plumba në ngjarjen e 7 nëntorit 2018 në zonën e Plepave në Durrës. Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës projektoi lirimin nga qelia të të afërmit të tyre Viktor Ymeri, për të cilin në 31 tetor 2018, ka vendosur ti rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga gjykata e Durrësit, dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim.

Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Akuzohet për dy vrasje, Gjykata e Elbasanit liron Viktor Ymerin, dajën e Edison Harizajt Akuzohet për dy vrasje, Gjykata e Elbasanit liron Viktor Ymerin, dajën e Edison HarizajtRating: 5.0
To Top