JETA

Alarm te Milan, dy goditje të rënda para ndeshjes me Bournemouthin!

Kosova.Today ·

AC Milan ka marrë lajme jo të mira para përballjes së së enjtes ndaj Bournemouthit në Ligën e Evropës, pasi Samuel Chukwueze dhe Gonçalo Ramos po përballen me probleme fizike. Skuadra u stërvit këtë mëngjes në Milanello, në prag të udhëtimit...

AC Milan ka marrë lajme jo të mira para përballjes së së enjtes ndaj Bournemouthit në Ligën e Evropës, pasi Samuel Chukwueze dhe Gonçalo Ramos po përballen me probleme fizike.

Skuadra u stërvit këtë mëngjes në Milanello, në prag të udhëtimit drejt bregdetit jugor të Anglisë, ku do të zhvillojë ndeshjen e tretë të fushatës së saj në Ligën e Evropës.

Samuel Chukwueze mungoi në seancën stërvitore për shkak të një shqetësimi në ijë. Sulmuesi pritet t’i nënshtrohet një kontrolli të specializuar për të vlerësuar gjendjen e tij fizike.

Ndërkohë, gazetari Manuele Baiocchini raportoi në televizionin Sky se edhe Gonçalo Ramos ka ndier shqetësime gjatë stërvitjes së sotme. Diagnoza fillestare bëhet fjalë për mbingarkesë muskulore në pulpë, tansmeton ORAinfo.

Sulmuesi është larguar tashmë nga qendra stërvitore dhe nesër do t’u nënshtrohet ekzaminimeve rutinë. Për këtë arsye, ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Bournemouthit dhe nuk do të udhëtojë me ekipin.

Përveç Chukwuezes dhe Ramosit, në listën e mungesave pritet të jenë edhe Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemaekers. Megjithatë, futbollisti belg është rikthyer sot në Milanello, pasi javën e kaluar iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës në Amsterdam.

Trajneri Ruben Amorim pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, krahasuar me ndeshjen e së dielës kundër Atalantës. Me mungesën e Ramosit, Francesco Camarda mund të ketë mundësinë të marrë më shumë përgjegjësi në repartin ofensiv.

Mbetet të shihet se si do të ndikojnë këto mungesa në planet e trajnerit për një përballje të rëndësishme evropiane. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026

Zbulohet pse rrëshqitja masive e shkëmbinjve në Brienz ndodhi disa javë më vonë se parashikimi

11.11.2026

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026