MAQEDONIA

Albin Kurti nesër në Shkup, MPB: Do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit

Kosova.Today ·

Gjatë ditës së nesërme kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit. “Më 26.08.2026 (e mërkurë),...

Gjatë ditës së nesërme kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.

“Më 26.08.2026 (e mërkurë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit të Shkupit. SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thonë nga MPB.

Kujtojmë se gjatë ditës së nesërme pritet të nisin punimet e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100

14.11.2026

Nga diaspora te projektet: Çfarë po përgatit Mexhiti në takimet në Turqi?

14.11.2026

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026