KOSOVA

“Allahu deshi të të marrë afër”, dedikim prekës nga gruaja e njërit prej viktimave në Smrekonicë

Kosova.Today ·

Dy të rinj, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, kanë humbur jetën në një vetaksident të rëndë të mërkurën në orët e para të mëngjesit, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë. Pas tragjedisë, gruaja e Qëndrim Xhemajlit ka reaguar...

Dy të rinj, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, kanë humbur jetën në një vetaksident të rëndë të mërkurën në orët e para të mëngjesit, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë.

Pas tragjedisë, gruaja e Qëndrim Xhemajlit ka reaguar me një dedikim prekës për bashkëshortin e saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij të papritur, transmeton Klankosova.

“Allahu deshti të të marrë afër vetes më shpejt se sa menduam ne. Jeta jem, ki mu mbajt mend si person i hareshëm, i qeshur dhe zemër dashur”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se Qëndrimi do të mbetet përgjithmonë kujtimi më i bukur i jetës së saj.

“Do mbetesh gjithmonë kujtimi më i bukur i jetës. InshaAllah Allahu të ka shpërbly me Xhennet”, ka shkruar ajo, duke e mbyllur mesazhin me datën e sotme dhe emoji të zemrës së thyer.
Humbja e dy të rinjve ka tronditur familjet dhe të afërmit e tyre, ndërsa rrethanat e aksidentit në Smrekonicë po hetohen nga autoritetet.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Tahiri për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

16.11.2026

E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

15.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026