Ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi, largohen nga detyra

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, dhe ambasadorja në Malin e Zi, Karen Reinke, kanë përfunduar mandatet e tyre, duke lënë pas një trashëgimi të bashkëpunimit të ngushtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve dhe SHBA-ve. Gjatë takimit të saj lamtumirës me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë […] The post Ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi, largohen nga detyra appeared first on InfoShqip.com.

Ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi, largohen nga detyra

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, dhe ambasadorja në Malin e Zi, Karen Reinke, kanë përfunduar mandatet e tyre, duke lënë pas një trashëgimi të bashkëpunimit të ngushtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve dhe SHBA-ve.

Gjatë takimit të saj lamtumirës me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski, Ambasadorja Aggeler theksoi rëndësinë e rolit të vendit si një partner i besueshëm në avancimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta.

“Gjatë takimit të saj lamtumirës me Ministrin Timco Mucunski, Ambasadorja Aggeler e falënderoi ministrin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë mandatit të saj. Ajo theksoi rolin e Maqedonisë së Veriut si një partner i besueshëm në avancimin e marrëdhënieve tona ekonomike, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta”, thuhet në postimin e Ambadadës Amerikane në Shkup.

Ndërkohë, ambasadorja Reinke zhvilloi takime lamtumire me udhëheqësit më të lartë të Malit të Zi, duke përfshirë Presidentin Jakov Milatović dhe Zëvendëskryeministrat Ervin Ibrahimović, Filip Ivanović dhe Nik Gjeloshajn. Ajo theksoi partneritetin e ngushtë mes dy vendeve dhe SHBA-së gjatë mandatit të saj.

“Ambasadorja Reinke zhvilloi takime lamtumire me Presidentin Jakov Milatović dhe Zëvendëskryeministrat Ervin Ibrahimović, Filip Ivanović dhe Nik Gjeloshaj, teksa përfundon mandatit e saj në Malin e Zi, duke theksuar partneritetin e forte mes SHBA-ve dhe Malit të Zi”,thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Podgoricë.

Të dy ambasadorët, të emëruar nga administrata Biden, përfundojnë mandatet e tyre, pas vendimit të administratës Trump.

The post Ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi, largohen nga detyra appeared first on InfoShqip.com.