SHQIPERIA

Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Kosova.Today ·

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT). Gjatë vizitës, diplomati...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).

Gjatë vizitës, diplomati amerikan u njoh nga afër me programet e edukimit dhe inovacionit, të cilat synojnë përgatitjen e të rinjve për sfidat e së ardhmes dhe për marrjen e roleve drejtuese në shoqëri.

Në fokus të bisedës ishin gjithashtu idetë dhe propozimet e studentëve për zhvillimin e Shqipërisë, si dhe kontributi që brezi i ri mund të japë në këtë drejtim.

Përmes një postimi, ambasadori Wendt vlerësoi rëndësinë e të rinjve për të ardhmen e vendit, duke përcjellë mesazhin se rinia shqiptare mbetet një faktor kyç për zhvillimin e Shqipërisë.

The post Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lufta në Ukrainë, Rama ‘kritika’ Europës nga Dublini: Gabim i madh që hoqi dorë nga diplomacia me Rusinë

11.11.2026

Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 2 vëllezër! Policia jep detajet

12.11.2026

“Revolucioni i flamingove”, Rama nga Dublini: Pas qershorit protestat ndryshuan, tani ka zogj të tjerë

11.11.2026

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për arsimin policor, Hita viziton Akademinë e Policisë në Romë

12.11.2026