SHQIPERIA

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Cilësia e reformës zgjedhore po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj

Kosova.Today ·

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka postuar në X mbi një takim të zhvilluar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Ajo...

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka postuar në X mbi një takim të zhvilluar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Ajo shkruan se në fokus të takimit ishte procesi i reformës zgjedhore. Ambasadorja Moreira de Sousa theksoi se cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa edhe koha kur ajo realizohet.

“Cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj.

Zhvillova takimin tim të parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Diskutuam për afatin shumë të ngushtë brenda të cilit po punon komisioni, si edhe për çështje që lidhen me fushëveprimin, përparësitë dhe gjithëpërfshirjen e reformës.

Reforma zgjedhore ka të bëjë me besimin e publikut, konkurrencën e ndershme dhe integritetin e zgjedhjeve. Ajo është gjithashtu pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it kanë qenë prej kohësh të qarta dhe puna e përbashkët e bërë deri tani duhet tashmë të japë rezultate.

Me vullnet politik dhe dialog të mirëfilltë nga të gjitha palët, kjo është e arritshme”, shkruan Sofia Moreira de Sousa.

The post Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Cilësia e reformës zgjedhore po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Me lëndë narkotike dhe armë me vete, arrestohet në zonën e Liqenit të Çekrezës 42-vjeçari me precedent penal

10.11.2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: A do ta mbështesë opozita kësaj radhe?

09.11.2026

Zgjerohen hetimet për Vlora Hysenin, SPAK shton akuzat ndaj ish-shefes së SHISH

09.11.2026