Analisti Raci: Njoftimi i Ambasadës në Austri ishte korrekt, Kurti është kryeministër e Gërvalla ministre
Analisti politik, i cila ka qasje të afërt me pushtetin aktual, Gazmir Raci, për FrontOnline, e konsideron si korrekt njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Austri, për një takim të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së jashtme, Donika Gërvalla, me bashkatdhetarë. ‘’Kurti a është kryeministër, Gërvalla a është ministre e jashtme? Nëse lajmi shkruan aty
Analisti politik, i cila ka qasje të afërt me pushtetin aktual, Gazmir Raci, për FrontOnline, e konsideron si korrekt njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Austri, për një takim të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së jashtme, Donika Gërvalla, me bashkatdhetarë.
‘’Kurti a është kryeministër, Gërvalla a është ministre e jashtme? Nëse lajmi shkruan aty se kryeministri i Republikës së Kosovës është takuar me mërgatën e Kosovës, ajo është korrekte. Kjo ka ndodhur edhe më herët’’ thotë ai.
Madje, Raci e konsideron si punë të ambasadës këtë çështje.
‘’Bile këtë punë e ka Ambasada që duhet me i lidhë, edhe liderët opozitarë duhet me iu ndihmua’’ shprehet ai.
Raci, potencon se nuk e ka lexuar saktë se çka shkruan në këtë njoftim, por e konsideron korrekt.
‘’Nëse ambasada e fton gjithë mërgatën e Kosovës me e taku kryeministrin, se nuk e kam paralajmërim veç po flas, atëherë lajmi është korrekt dhe në suaza morale, a nëse aty shkruan se fton aktivistët e VV-së, atëherë është jo korrekt’’ tha Raci për FrontOnline.