ANALIZË: U rritën borxhet e komunave, kryetarët e komunave “mobilizohen” për injeksionin e shtetit (Infografik)

Për këtë vit 100 milionë euro për komunat, injeksion financiar që do të sigurohet nga kredia hungareze. Vitin e ardhshëm 250 milionë euro. Ky premtim parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së tashmë po bëhet realitet. Sipas paralajmërimeve, paratë do të jenë të dedikuara – për projekte. Kriter kyç do të jetë numri i banorëve, gjegjësisht komunat më të […]

ANALIZË: U rritën borxhet e komunave, kryetarët e komunave “mobilizohen” për injeksionin e shtetit (Infografik)

Për këtë vit 100 milionë euro për komunat, injeksion financiar që do të sigurohet nga kredia hungareze. Vitin e ardhshëm 250 milionë euro. Ky premtim parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së tashmë po bëhet realitet. Sipas paralajmërimeve, paratë do të jenë të dedikuara – për projekte. Kriter kyç do të jetë numri i banorëve, gjegjësisht komunat më të mëdha do të mund të marrin pjesën më të madhe të “kulaçit financiar”. Por, në të njëjtën kohë, disa nga ato komuna janë në borxhe të mëdha për një kohë të gjatë, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk.

“Letërnjoftimi” i komunave të Shkupit…

Autoritetet lokale po mobilizohen – po hartojnë projektet me të cilat do të aplikojnë për marrjen e burimeve financiare nga shteti. Sipas njoftimeve të fundit nga Qeveria dhe nga Ministria e Financave, një nga kriteret kryesore për shpërndarjen e parave do të jetë numri i banorëve, e opsion është edhe kriteri që i referohet madhësisë territoriale të komunës.

Të dhënat e kryqëzuara nga disa institucione, të analizuara nga “Portalb”, tregojnë se komunat më të mëdha, përfituese potenciale të parave të shtetit, njëkohësisht janë edhe borxhlinj që renditen lartë në “listën e borxhlinjve” të Ministrisë së Financave, me fatura të prapambetura dhe të papaguara në shuma milionëshe.

Në nivel të Qytetit të Shkupit, nga 10 komunat, sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021, numrin më të madh të banorëve, si popullatë rezidente, e ka Aerodromi me 77.735 banorë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kjo komunë për gjashtëmujorin e parë ka raportuar detyrime të prapambetura dhe të papaguara në vlerë prej gati 400 mijë euro.

E dyta, me 69.626 banorë është Gazi Baba e cila raportoi detyrime të prapambetura dhe të papaguara prej gati 13.000 euro, ndërsa në vendin e tretë është Karposhi i Shkupit me 63.760 banorë. Kjo komunë ka raportuar shuma të larta borxhi për shumë vite, ndërsa në periudha të caktuara për shkak të “jolikuiditetit” financiar, llogaritë e saj ishin të bllokuara. Në fund të gjysmëvjetorit të parë ekonomik, Karposhi raportoi një borxh prej pak më shumë se 1 milion euro, shumë që është shumë më e ulët në krahasim me gjendjen e viteve të kaluara.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Çairi i Shkupit me 62.586 banorë është komuna e radhës më e madhe. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi i kësaj komune në fund të qershorit kishte kaluar 760.000 euro. Komuna e Kisella Vodës sipas regjistrimit kishte 61.965 banorë. Detyrimet e prapambetura, por të papaguara në fund të tremujorit të dytë kaluan 1,3 milionë euro.

Pesë komunat e mbetura kanë më pak se 45.000 banorë. Kështu, komuna e Gjorçe Petrovit me 44.844 banorë ka raportuar borxh prej 24.900 euro, kurse komuna e Butelit me 37.968 banorë, ka raportuar borxh prej 665.000 euro. Komuna e Sarajit me 38.399 banorë ka raportuar borxhe në vlerë prej 817.400 euro. Komuna e Shuto Orizares që ka numrin më të vogël të banorëve, 25.726, ka borxh prej 52.500 euro.

Komuna Qendër me 43.893 banorë, është komuna e vetme nga territori i Qytetit të Shkupit që nuk ka raportuar detyrime të prapambetura, por të papaguara në fund të gjashtëmujorit të parë ekonomik.

Këto të dhëna treguan se nëntë komuna në territorin e Qytetit të Shkupit, të cilat sipas numrit të banorëve janë aplikantë potencialë për logjistikën shtetërore, janë në listën e borxhlinjve të Ministrisë së Financave dhe vetëm një është pa borxhe. Dy komuna kanë detyrime të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej mbi 1 milion euro, ndërsa nga komunat me numër më të vogël të banorëve si Buteli dhe Saraji kanë borxhe më të larta se gjysmë milionë euro.

Qyteti i Shkupit me 526.502 banorë, në fund të muajit qershor ka raportuar detyrime të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej gati 10,9 milionë euro dhe në listën e re renditet në vendin e 9-të të lartë nga gjithsej 910 institucione, ku përfshihen të gjitha ato nën nivelin qendror dhe atë lokal.

Në fund të tremujorit të dytë ekonomik, totali i detyrimeve të prapambetura, por të papaguara të të gjitha komunave në vend arriti në 60,9 milionë euro dhe vetëm për tre muaj, ose në krahasim me tremujorin e parë, janë rritur për 4,5 milionë euro.

Në vazhdimin e radhës të “Analizës”, do të krahasohen të dhënat për komunat më të mëdha dhe me nivel më të madh të borxhit në nivel të vendit.

Pjesa e dytë e analizës do të publikohet më 12 gusht 2024.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :