SHQIPERIA

Andi Bushati në “Top Talk” për rrezikun rus dhe financimet e paligjshme të Bashës (VIDEO)

I ftuar sot në “Top Talk” ishte Andi Bushati, i cili ndër të tjera foli përsa i përket një projektrezolute që u miratua në Komisionin për Politikën e Jashtme për ndërhyrjet e jashtme në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare.
“Unë këtë projektrezolutë e kam quajtur një farsë, një farsë në kuptimin që po të shohësh thelbin e rezolutës ka një konotacion që ne po ruhemi nga rusët, nga Rusia dhe unë mendoj që në Shqipëri nuk ka një rrezik rus. Në këtë kuptim më tepër kjo është një lëvizje propagandistike, e cila bëhet për të goditur opozitën vendase”, u shpreh Bushati.
I pyetur mbi çështjen e Lulzim Bashës dhe financimin, e cila mbetet ende me pikëpyetje përsa i përket lobimit, Bushati u përgjigj: “Çështja e lobimit dhe e parave që Lulzim Basha ka çuar në Amerikë, së pari hap një diskutim: a është shkelur ligji shqiptar i financimit të partive. Në optikën time, me aq sa e kam parë unë, po është shkelur”, deklaroi ai.

Loading...

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Andi Bushati në “Top Talk” për rrezikun rus dhe financimet e paligjshme të Bashës (VIDEO) Andi Bushati në “Top Talk” për rrezikun rus dhe financimet e paligjshme të Bashës (VIDEO)Rating: 5.0
To Top