SHQIPERIA

Anëtar i Camorras dhe porositës vrasjesh, kush është italiani që iu bllokua pasuria në Durrës

Personi që shikoni në fotografi, është shtetasi italian i cili jetonte në Durrës, të cilit iu sekuestrua 750 mijë euro pasuri, e dyshuar si e krijuar nga aktiviteti kriminal.
56-vjeçari Ferdinando Muollo prej kohësh qëndronte në Shqipëri si biznesmen, për të fshehur të ardhurat e tij të krimit, ndërkohë që sipas policisë shqiptare, ai akuzohet edhe si porositës i një vrasjeje pasi ka qenë pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale kamorriste në zonën e Napolit.
Operacioni i policisë së Durrësit i koduar “Dentisti”, u kurorëzua pas 18 muajsh hetimesh.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, në hetimin për pastrim parash, identifikuan, gjurmuan dhe sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, vlera e të cilave përllogaritet në 750 000 euro.
Pasuritë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shtetasit italian Ferdinando Muollo, 56 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali, si pjesë e konflikteve mes klaneve krimin..

Loading...

Personi që shikoni në fotografi, është shtetasi italian i cili jetonte në Durrës, të cilit iu sekuestrua 750 mijë euro pasuri, e dyshuar si e krijuar nga aktiviteti kriminal.

56-vjeçari Ferdinando Muollo prej kohësh qëndronte në Shqipëri si biznesmen, për të fshehur të ardhurat e tij të krimit, ndërkohë që sipas policisë shqiptare, ai akuzohet edhe si porositës i një vrasjeje pasi ka qenë pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale kamorriste në zonën e Napolit.

Operacioni i policisë së Durrësit i koduar “Dentisti”, u kurorëzua pas 18 muajsh hetimesh.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, në hetimin për pastrim parash, identifikuan, gjurmuan dhe sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, vlera e të cilave përllogaritet në 750 000 euro.

Pasuritë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shtetasit italian Ferdinando Muollo, 56 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali, si pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale dhe porositës i një vrasjeje.

Në këtë hetim, krahas bashkëpunimit ndërinstitucional ka patur bashkëpunim me partnerët italianë, si dhe ndërmjet Prokurorisë së Durrësit dhe të Napolit.

Prokuroria e Napolit, në përgjigje të kërkesës për asistencë ligjore të Prokurorisë Durrës, konfirmoi se shtetasi italian Ferdinando Muollo, 56 vjeç, lindur në Itali dhe banues në lagjen nr. 13, në Plazh Durrës, me shtetësi dhe kombësi italiane është i dënuar nga autoritetet e drejtësisë italiane, si pjesë e klaneve kamorriste në zonën e Napolit, Itali.

Shtetasi italian Ferdinando Muollo, ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar si vijon:

-Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij.

-Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon Ferdinando Muollo.

-Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku Ferdinando Muollo, ka 30 % të kuotave.

Më datë 29 tetor 2019, Gjykata e Durrësit miratoi kërkesën e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vendosi sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të shtetasit Italian Ferdinando Muollo, vlera e të cilave paraprakisht përllogaritet 750 000 euro.

Këto pasuri përfshijnë: 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës; 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës; një automjet me vlerë 40 000 euro dhe afro 10 000 euro llogari bankare.

Strukturat e Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare në Durrës kryen veprimet procedurale për sekuestrimin preventiv të pasurive të mësipërme.

Aktualisht po punohet në bashkëpunim me administratorët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara, për t’i kaluar në administrim të tyre, në bazë të ligjit “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara”.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Anëtar i Camorras dhe porositës vrasjesh, kush është italiani që iu bllokua pasuria në Durrës Anëtar i Camorras dhe porositës vrasjesh, kush është italiani që iu bllokua pasuria në DurrësRating: 5.0
To Top