Angelina Jolie u bë aktore për të plotësuar ëndrrën e nënës të saj
Angelina Jolie pranoi se fillimisht iu fut aktrimit për të përmbushur ëndrrën e nënës së saj. “E bëra në fillim sepse ishte ëndrra e nënës sime”, tha ylli për nënën e saj të ndjerë, Marceline Bertrand, në një intervistë me W Magazine. “Ajo ndoqi aktrimin, por kur mamaja ime mbushi moshën 25 vjeç, u divorcua […]

Angelina Jolie pranoi se fillimisht iu fut aktrimit për të përmbushur ëndrrën e nënës së saj.
“E bëra në fillim sepse ishte ëndrra e nënës sime”, tha ylli për nënën e saj të ndjerë, Marceline Bertrand, në një intervistë me W Magazine. “Ajo ndoqi aktrimin, por kur mamaja ime mbushi moshën 25 vjeç, u divorcua me dy fëmijë dhe vendosi ta përqendronte jetën e saj vetëm te mëmësia”.
Aktorja 49-vjeçare sqaroi se nëna e saj “nuk e ndjente se ishte një sakrificë”, sepse “i pëlqente të ishte një nënë që rrinte në shtëpi”. “Por ajo me të vërtetë donte që unë të bëhesha aktore”, kujton Jolie. “Nuk më kujtohet të bëja zgjedhjen. Mbaj mend që e bëra mamin të lumtur. Nëna ime ishte menaxherja ime dhe ne ishim një ekip”.
Aktorja fituese e çmimit Oscar pranoi se ajo “gjithmonë donte” të blinte një shtëpi për nënën e saj dhe madje “filloi të paguante faturat e saj”.
Bertrand vdiq në vitin 2007 pasi u diagnostikua me kancer në vezore dhe gji. Ajo ishte 56 vjeç.