Ansambli Kombëtar shqiptar nis turne në Itali, koncerte në katër qytete

Ansambli Kombëtar shqiptar nis turne në Itali, koncerte në katër qytete

Turneu do të zhvillohet nga 19 deri më 22 shtator dhe do të përfshijë Brescia, Torino, Pordenone dhe Rovereto. Lajmi për turneun është bërë i ditur edhe në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ndalesa e parë do të jetë Brescia më 19 shtator, ndërsa një ditë më vonë artistët shqiptarë do të performojnë në Torino. Më 21 shtator turneu do të vazhdojë në Pordenone, kurse mbrëmja përmbyllëse do të mbahet më 22 shtator në Rovereto.

Ansambli do të prezantojë para publikut shqiptar dhe italian një program me këngë e valle tradicionale, kostume popullore dhe elemente të tjera të trashëgimisë kulturore shqiptare. Përmes programit synohet të prezantohet larmia dhe pasuria e folklorit shqiptar në skenat italiane.

Turneu ka një rëndësi të veçantë edhe për komunitetin shqiptar në Itali, duke u dhënë bashkatdhetarëve mundësinë të takohen nga afër me muzikën, vallet dhe traditat e vendlindjes.

Përmes aktiviteteve të tilla, Ansambli Kombëtar vazhdon promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare jashtë vendit dhe forcimin e lidhjeve kulturore me komunitetet shqiptare në diasporë, përcjell albinfo.ch.

The post Ansambli Kombëtar shqiptar nis turne në Itali, koncerte në katër qytete appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.