SPORTI

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga bëjnë shqiponjën dykrenare para duelit në Arabinë Saudite

Kosova.Today ·

Anthony Joshua dhe boksieri shqiptar Kristian Prenga kanë tërhequr vëmendjen me një gjest simbolik para duelit të tyre, duke bërë së bashku shqiponjën dykrenare, përcjell albinfo.ch. Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale i shfaqin dy...

Anthony Joshua dhe boksieri shqiptar Kristian Prenga kanë tërhequr vëmendjen me një gjest simbolik para duelit të tyre, duke bërë së bashku shqiponjën dykrenare, përcjell albinfo.ch.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale i shfaqin dy sportistët të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, ndërsa gjesti i tyre është mirëpritur nga tifozët shqiptarë dhe ka marrë reagime të shumta në internet.

Joshua dhe Prenga do të përballen të shtunën, më 25 korrik 2026, në Jeddah Superdome në Xhedah të Arabisë Saudite.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, hyn në këtë duel me një karrierë të jashtëzakonshme, pasi ka mbajtur titujt botërorë në versionet WBA, IBF dhe WBO, si dhe është ndeshur me emra të mëdhenj të boksit si Wladimir Klitschko, Oleksandr Usyk dhe Andy Ruiz.

Nga ana tjetër, Kristian Prenga e sheh këtë përballje si sfidën më të madhe të karrierës së tij dhe një mundësi për të dëshmuar veten përballë një prej boksierëve më të njohur në botë./Albinfo.ch

The post Anthony Joshua dhe Kristian Prenga bëjnë shqiponjën dykrenare para duelit në Arabinë Saudite appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mourinho: Tri objektivat kryesorë të Real Madridit për dimër

21.11.2026

Barcelona dhe Interi në negociata për Bastoni: Çfarë do të bëjë mbrojtësi italian?

20.11.2026

Manchester United: Buxheti 600 milionë € për transferime të madhë në janar

20.11.2026

Pochettino kërkon Balogun dhe McKennie - Transferimet e janarit për Manchester United

21.11.2026