SPORTI

Anulohen garat e sotme në Triathlonin e Lausanne pas zjarrit në Ecublens

Kosova.Today ·

Të gjitha garat e parashikuara për sot në kuadër të Triathlonit të Lausanne janë anuluar pas zjarrit të madh që shpërtheu në kompaninë Thévenaz-Leduc në Ecublens. Sipas njoftimit zyrtar të organizatorëve, vendimi është marrë pas rekomandimeve...

Të gjitha garat e parashikuara për sot në kuadër të Triathlonit të Lausanne janë anuluar pas zjarrit të madh që shpërtheu në kompaninë Thévenaz-Leduc në Ecublens.

Sipas njoftimit zyrtar të organizatorëve, vendimi është marrë pas rekomandimeve të autoriteteve kantonale lidhur me cilësinë e ajrit, përcjell albinfo.ch.

Organizatorët kanë theksuar se shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve, vullnetarëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve mbeten prioritet absolut.

Duke marrë parasysh rekomandimet shëndetësore për shmangien e aktiviteteve fizike në ambient të hapur, si dhe situatën e jashtëzakonshme në perëndim të Lausanne, është vlerësuar se zhvillimi i garave do të sillte rrezik shtesë.

Në këtë fazë, programi i së dielës, 30 gusht, mbetet në fuqi. Organizatorët kanë bërë të ditur se situata po ndiqet nga afër dhe çdo ndryshim eventual do të komunikohet përmes kanaleve zyrtare.

The post Anulohen garat e sotme në Triathlonin e Lausanne pas zjarrit në Ecublens appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zhegrova rikthehet në stërvitje me Juventusin: Përgatitet për ndeshjen e vikendit

18.11.2026

Endrick në Milani? Real Madridi po bën kompromis për sulmuesin brazilian

19.11.2026

Kosova humbet dy pozita në FIFA, Shqipëria rritet

18.11.2026

Dardan Avdylaj fitoi ndaj Austrian Bull në Austri - Fitore historike

22.11.2026