KOSOVA

Anulohet takimi Kurti–Ulutash për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara”

Kosova.Today ·

Ka dështuar të mbahet takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash. Sipas një njoftimi për media nga KFOR-i, takimi nuk u zhvillua për shkak “të rrethanave të paparashikuara”....

Ka dështuar të mbahet takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash.

Sipas një njoftimi për media nga KFOR-i, takimi nuk u zhvillua për shkak “të rrethanave të paparashikuara”.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis komandantit të KFOR-it, gjeneraljamorit Ulutash dhe z. Kurtit nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë ditës, Kurti në konferencë për shtyp tek tha se është e pakuptimtë që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur, pas njoftimit të NATO-s për reduktim të pranisë së KFOR-it në të. Ai paralajmëroi takim me Ulutashin për ta diskutuar edhe këtë çështje.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

14.11.2026

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

Kurti paralajmëron ndërprerje të tregtimit te energjisë me kompani serbe, arsye bllokada e linjave të interkoneksionit nga Beogradi

16.11.2026