SHQIPERIA

PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar, deputetët do t’iu bashkohen protestuesve

Kosova.Today ·

Partia Demokratike ka njoftuar se ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar që do të zhvillohej në orën 12:00 në sallën “Pjetër Arbnori”. Mbledhja raportohej se do të mbahej lidhur me situatën e fundit të protestës të studentëve në Tiranë....

Partia Demokratike ka njoftuar se ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar që do të zhvillohej në orën 12:00 në sallën “Pjetër Arbnori”. Mbledhja raportohej se do të mbahej lidhur me situatën e fundit të protestës të studentëve në Tiranë.

Deputetët e PD kanë deklaruar se do t’iu bashkohen protestuesve e të rinjve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit, prandaj dhe mbledhja nuk do të mbahet.

Sipas njoftimit të mëparshëm të PD, në mbledhje do të mbante fjalën kryetari i partisë, Sali Berisha. Nuk dihet nëse ai do të dalë më vonë e të mbajë një reagim për mediat lidhur me protestën.

The post PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar, deputetët do t’iu bashkohen protestuesve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Plagosje me thikë në Fier: Autor i mitur në kërkim

24.11.2026

Arrestuar në Kosovë: Trafikim i të miturve, 13-vjeçarja e gjetur në Tiranë

24.11.2026

Braçe: Paketa fiskale dhe buxheti 2027 rritin pagat dhe pensionet në Kosovë

26.11.2026

Komisioni i Venecias në Shqipëri: Ekspertët diskutojnë reformën zgjedhore dhe financimin e partive

26.11.2026