KOSOVA

Ardian Gjini- VV’së: Nëse doni, shkojmë në zgjedhje – mos u frikësoni

Kosova.Today ·

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar se çështja kryesore ka qenë arritja e afatit për zgjedhjen e presidentit. “Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë...

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar se çështja kryesore ka qenë arritja e afatit për zgjedhjen e presidentit.

“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet”, ka thënë Gjini.

Ai ka theksuar se nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun, as me Kujtim Shalën dhe as me “popullin serb”, duke shtuar se problemi, sipas tij, ka qenë arritja e afatit.

Gjini ka deklaruar gjithashtu se qytetarët tashmë e dinë se, sipas tij, bëhet fjalë për një “mashtrues e manipulator”.

“Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, ka përfunduar ai.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026