Arifi: Mos përkrahja e QUINT-it dëshmon dështimin e Kurtit për t’i bindur partnerët për efektin pozitiv të Urës së Ibrit

Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Arifi ka deklaruar se mos përkrahja e QUINT-it dëshmon dështimin e Kurtit për t’i bindur partnerët për efektin pozitiv të Urës. “Ura është nën kompetencë direkte të Komandantit të KFOR-it. Qëndrimi i […]

Arifi: Mos përkrahja e QUINT-it dëshmon dështimin e Kurtit për t’i bindur partnerët për efektin pozitiv të Urës së Ibrit


Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Arifi ka deklaruar se mos përkrahja e QUINT-it dëshmon dështimin e Kurtit për t’i bindur partnerët për efektin pozitiv të Urës.

“Ura është nën kompetencë direkte të Komandantit të KFOR-it. Qëndrimi i QUINT është rezultat i dështimit të Kurtit që të bind partnerët për efektin pozitiv që do të kishte hapja e urës në sigurinë e vendit”, theksoi Arifi.

Arifi thotë se kryeministri i Kosovës duhet ta heq nga agjenda elektorale këtë çështje.

Sipas tij, vendimi i njëanshëm të Qeverisë mund të ndikojnë në aspektin e sigurisë.

“Veprimet unilaterale të Qeverisë në këtë temë janë të ndejshme jo vetëm politikisht, por prekin edhe aspektin e sigurisë dhe mund të cenojnë autoritetin e prezencës ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. I takon Kurtit që këtë çështje ta heq nga agjenda elektorale dhe të kërkoj mundësinë që me diplomaci të bashkërendoj aktivitetet në hapjen e Urës”, deklaroi Arifi.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :