SPORTI

Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas

Kosova.Today ·

Futbollisti me rrënjë nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, ka lënë gjurmë në fitoren e Bayern Munichut ndaj Aston Villas, në miqësoren e zhvilluar të premten në Hong Kong, transmeton albinfo.ch. Kampioni gjerman triumfoi me rezultat 2:1, ndërsa...

Futbollisti me rrënjë nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, ka lënë gjurmë në fitoren e Bayern Munichut ndaj Aston Villas, në miqësoren e zhvilluar të premten në Hong Kong, transmeton albinfo.ch.

Kampioni gjerman triumfoi me rezultat 2:1, ndërsa Ibrahimoviqi ishte protagonist në golin e dytë të Bayernit. 20-vjeçari asistoi për Luis Diaz, i cili realizoi në minutën e 73-të për t’i dhënë epërsinë skuadrës bavareze.

Ibrahimoviqi e kompletoi ndeshjen, duke marrë minuta të rëndësishme në përgatitjet e Bayernit.

Golin e parë për gjigantin gjerman e shënoi Kim Min-Jae, ndërsa për Aston Villan realizoi Joao Gomes.

Për Ibrahimoviqin, kjo paraqitje dhe asistimi përbëjnë një tjetër mundësi për të dëshmuar vlerat e tij në ekipin e parë të një prej klubeve më të mëdha të Evropës./Albinfo.ch

The post Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Endrick në Milan: Cardinale - Ai është njëri nga më të mirët në botë në pozicionin e tij

21.11.2026

UEFA ndeshk Kosovën me gjobë 42.250€ për racizëm dhe sjellje në stadium

19.11.2026

Shaqiri: Festimi me shqiponjë ndaj Serbisë ishte emocion, jo provokim

19.11.2026

Pochettino kërkon Balogun dhe McKennie - Transferimet e janarit për Manchester United

21.11.2026