SHQIPERIA

Arratisja spektakolare për disa orë e shqiptarit në mes të Italisë, shokohet karabinieria

Një shqiptar i armatosur qëlloi me armë në drejtim të karabinierëve në një pikë kontrolli në Colonnella, jo shumë larg një qendre tregtare. Shoferi, hapi dritaren e mjetit dhe qëlloi me dy ose tre të shtëna në drejtim të patrullës. Karabinierët iu përgjigjën zjarrit, dhe më pas u zhvillua ndjekja e gjatë.
Pas një përleshje me armë, burri iku në fshat me një skuter të marrë nga një fermer lokal, dhe më pas ndaloi një shofer duke e kërcënuar me armë. Ai më pas vodhi Mercedesin e tij dhe u drejtua drejt veriut në zonën e Askolanos. I ndjekur nga policia, atij iu desh të braktiste makinën.
Atje përfundoi ndjekja dhe shqiptari u ndal pranë kryeqytetit Piceno, duke pësuar lëndime. Ai është arrestuar në Ascoli këtë pasdite. Nuk është e qartë për momentin nëse arratisja e tij ishte e lidhur me një vjedhje të kryer në qendrën tregtare në Colonnella mëngjesin e sotëm.
Mediat italiane shkruajnë se makina e parë me të cilën udhëtonte shqiptari e llojit “Toyota Yaris”, është e lidhur me një grab..

Loading...

Një shqiptar i armatosur qëlloi me armë në drejtim të karabinierëve në një pikë kontrolli në Colonnella, jo shumë larg një qendre tregtare. Shoferi, hapi dritaren e mjetit dhe qëlloi me dy ose tre të shtëna në drejtim të patrullës. Karabinierët iu përgjigjën zjarrit, dhe më pas u zhvillua ndjekja e gjatë.

Pas një përleshje me armë, burri iku në fshat me një skuter të marrë nga një fermer lokal, dhe më pas ndaloi një shofer duke e kërcënuar me armë. Ai më pas vodhi Mercedesin e tij dhe u drejtua drejt veriut në zonën e Askolanos. I ndjekur nga policia, atij iu desh të braktiste makinën.

Atje përfundoi ndjekja dhe shqiptari u ndal pranë kryeqytetit Piceno, duke pësuar lëndime. Ai është arrestuar në Ascoli këtë pasdite. Nuk është e qartë për momentin nëse arratisja e tij ishte e lidhur me një vjedhje të kryer në qendrën tregtare në Colonnella mëngjesin e sotëm.

Mediat italiane shkruajnë se makina e parë me të cilën udhëtonte shqiptari e llojit “Toyota Yaris”, është e lidhur me një grabitje më 23 janar. Po sot në mëngjes, policia arrestoi një grua, bashkëpunëtore e shqiptarit në grabitjen e rreth një jave më parë. Një tjetër bashkëpunëtor po shqiptar është në kërkim nga policia.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Arratisja spektakolare për disa orë e shqiptarit në mes të Italisë, shokohet karabinieria Arratisja spektakolare për disa orë e shqiptarit në mes të Italisë, shokohet karabinieriaRating: 5.0
To Top