KOSOVA

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

Kosova.Today ·

Në mesin e shikuesve që përcollën nga afër ndeshjen Kosovë – Izrael, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte edhe Gëzim Berisha, ish-drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë. Berisha publikoi sot fotografi në rrjetet...

Në mesin e shikuesve që përcollën nga afër ndeshjen Kosovë – Izrael, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte edhe Gëzim Berisha, ish-drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

Berisha publikoi sot fotografi në rrjetet sociale, përmes të cilave dëshmoi praninë e tij në stadium.

Ndaj tij, Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 nëntor kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje” ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Megjithatë, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Sinjalin se Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të Berishës dhe ia ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me ndalim për t’iu afruar personit të caktuar.

“Me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës […] masa e arrestit shtëpiak, e caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar personit të caktuar”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkohë, Berisha aktualisht është i pezulluar nga posti i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme

13.11.2026

“Të votohet apo të nisë nga zero”: Kryeziu shpjegon fatin e Ligjit për Specialen

13.11.2026

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026