SHQIPERIA

Arrestohet në Rinas vrasësi nga Lazarati, ekzekutoi efektivin e RENEA për drogën 

Beqo Ibrahimi, personi që akuzohet për vrasjen e efektivit të RENEA në Lazarat vite më parë është arrestuar nga Policia. Ai u kap në Rinas, ndërsa po kthehej nga jashtë shtetit.
Beqo Ibrahimi ishte në listën e të shumëkërkuarve të Policisë dhe sapo ka prekur tokën shqiptare është ndaluar nga autoritetet policore në aeroport.
Beqo Ibrahimi dyshohet se ishte pjesë e grupit që qëlloi mbi oficerët e policisë në Lazarat, vetëm pak muaj pasi policia kishte shkatërruar platancionet me kanabis në këtë fshat.
Ibrahim Basha bashkë me një grup oficerësh të policisë, shkuan për kontroll në Lazarat, pasi morën njoftim për të shtëna me armë. Por drejt tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo mbërritën në Lazarat, duke lënë të vdekur oficerin e RENEA-s, Ibrahim Basha. Ngjarja ndodhi në 24 qershor të 2015-së. Sot në qeli janë edhe shokët e Beqo Ibrahimit.

Loading...

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Arrestohet në Rinas vrasësi nga Lazarati, ekzekutoi efektivin e RENEA për drogën  Arrestohet në Rinas vrasësi nga Lazarati, ekzekutoi efektivin e RENEA për drogën Rating: 5.0
To Top