Arrestohet politikani serb Arsenijeviq për “pengim të punëtorëve të komunës” afër Urës së Ibrit
Policia e Kosovës ka arrestuar politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq, nga partia Demokracia Serbe në veri. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.Ai tha se Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore. Ai është arrestuar […]
Policia e Kosovës ka arrestuar politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq, nga partia Demokracia Serbe në veri.
Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.Ai tha se Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Ai është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.
Për sot në orën 11:00 ishte planifikuar një debat për hapjen e Urës së Ibrit me qytetarë ku do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje komunitetit serb që të marrin pjesë për të shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa vartësi i tij, Elbert Krasniqi, ftoi edhe protestuesit që dje u mblodhën në Mitrovicën e Veriut kundër hapjes së urës.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk