MAQEDONIA

Arrestohet 49-vjeçari, policia sekuestron drogë

Kosova.Today ·

Një 49-vjeçar nga Shkupi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Draçevës, pasi policia gjatë kontrollit të automjetit të tij ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike. Sipas njoftimit të SPB Shkup...

Një 49-vjeçar nga Shkupi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Draçevës, pasi policia gjatë kontrollit të automjetit të tij ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, rreth orës 02:25, në rrugën „Taki Daskallot”.

Gjatë kontrollit të automjetit të tipit „Renault”, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte H.M. (49), policia ka gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore të bardhë, tableta, marihuanë dhe një peshore.

I dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Albi Qamili akuza Llogës: Të vetmen gjë që e arriti “100%” është amnistia ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit

10.11.2026

MEPSO ndan 15 bursa për studentët, Latifi: Synojmë që talentet e rinj t’i bëhen pjesë ekipit tonë

09.11.2026

Skandal në një shkollë të Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!

10.11.2026

Këto janë top tre kompanitë më të mira nga TOP 100 për 2025-tën

11.11.2026