MAQEDONIA

Arrestohet zëvendësdrejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut

Kosova.Today ·

Xhever Imeri, ndihmës drejtor i Sektorit për Administratë në Drejtorinë e Doganave, është arrestuar nga policia pasi u kap në vepër duke marrë një ryshfet prej mbi 15 mijë eurosh lidhur me një tender publik. Sipas të dhënave, Ministria e Punëve...

Xhever Imeri, ndihmës drejtor i Sektorit për Administratë në Drejtorinë e Doganave, është arrestuar nga policia pasi u kap në vepër duke marrë një ryshfet prej mbi 15 mijë eurosh lidhur me një tender publik.

Sipas të dhënave, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Byrosë për Siguri Publike kishte siguruar para të shënuara, të cilat i u dorëzuan të dyshuarit gjatë një operacioni të planifikuar.

Pasi mori paratë, Imeri refuzoi t’u mekej urdhrave të policisë dhe tentoi të largohej me shpejtësi. Sidoqë të jetë, pas reagimit të menjëhershëm të forcave të rendit, ai u kap dhe u privua nga liria.

Nga MPB theksojnë se ky aksion dëshmon luftën pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nënvizuar se ligji do të zbatohet me barazi të plotë për secilin, pa marrë parasysh funksionin apo pozitën që mban./news24live

The post Arrestohet zëvendësdrejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026

Admir Shabani: A kishte ndikim Artan Grubi ndaj Ali Ahmetit përmes dokumenteve të ‘Alta Bankës’?

15.11.2026

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026