MAQEDONIA

VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura

Kosova.Today ·

VLEN ka publikuar dokumente që, sipas saj, dëshmojnë përfshirjen e ish-funksionarëve të BDI-së në procesin e shitjes së aksioneve shtetërore në “Stopanska Banka” të Manastirit, sot “Alta Banka Maqedoni”. VLEN pretendon se vendimi është...

VLEN ka publikuar dokumente që, sipas saj, dëshmojnë përfshirjen e ish-funksionarëve të BDI-së në procesin e shitjes së aksioneve shtetërore në “Stopanska Banka” të Manastirit, sot “Alta Banka Maqedoni”. VLEN pretendon se vendimi është marrë në seancën e Qeverisë më 6 qershor 2023 dhe është nënshkruar nga ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

Sipas komunikatës, në atë seancë kanë marrë pjesë edhe Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi. Partia VLEN thekson se vendimi për dhënien e pëlqimit për shitjen e aksioneve shtetërore është publikuar në “Gazetën Zyrtare” nr. 123, më 13 qershor 2023.

“Para jush janë dy dokumente zyrtare shtetërore: procesverbali i seancës së 158-të të Qeverisë, të mbajtur më 6 qershor 2023, dhe vendimi i publikuar në ‘Gazetën Zyrtare’ nr. 123, të datës 13 qershor 2023.

Nën pikën 5 të rendit të ditës shqyrtohet informacioni për shitjen e aksioneve në pronësi të Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar dhe merret vendimi për dhënien e pëlqimit për shitjen e aksioneve shtetërore në ‘Stopanska Banka’ SHA Manastir.

Në ‘Gazetën Zyrtare’ nr. 123, nën vendimin nr. 41-3733/8, figuron personalisht nënshkrimi i Artan Grubit”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Partia gjithashtu pretendon se ky vendim lidhet me transaksionet e mëvonshme të aksioneve përmes kompanisë “AS Senjak” dhe një kredie prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka në Beograd. Sipas VLEN-it, aksionet shtetërore dhe ato private përfunduan në duart e biznesmenit serb Davor Macura.

Në fund, VLEN u ka bërë thirrje Prokurorisë Publike dhe Drejtorisë së Inteligjencës Financiare që ta zgjerojnë hetimin dhe të marrin në pyetje ish-funksionarët e BDI-së që kanë marrë pjesë në miratimin e këtyre vendimeve.

“Shndërrimi i Qeverisë në shërbim të bizneseve milionëshe të familjes së Ali Ahmetit dhe të manjatëve rajonalë duhet të ketë përgjegjësi penale!”, përfundon reagimi i partisë VLEN.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

15.11.2026

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare

15.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026