MAQEDONIA

Uran Asllani, talenti i ri nga Kumanova që po korr fitore në atletikë

Kosova.Today ·

KUMANOVË – Talenti, përkushtimi dhe dashuria për sportin po e bëjnë Uran Asllanin një nga të rinjtë premtues të KA Teuta në Kumanovë. Me rezultate të njëpasnjëshme dhe medalje të arta, ai po dëshmon se ka potencial të madh për të arritur suksese...

KUMANOVË – Talenti, përkushtimi dhe dashuria për sportin po e bëjnë Uran Asllanin një nga të rinjtë premtues të KA Teuta në Kumanovë.

Me rezultate të njëpasnjëshme dhe medalje të arta, ai po dëshmon se ka potencial të madh për të arritur suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Gjatë këtij viti, Urani ka shënuar disa rezultate të rëndësishme në garat e atletikës të zhvilluara në Kumanovë.

Në Lojërat e Atletikes 2026 duke zërë vendin e parë në disa disiplina të ndryshme, ai u nderua me mirënjohje për pjesëmarrjen dhe paraqitjen e tij të shkëlqyer në garat e organizuara nga sektori për parandalim pranë policisë së Kumanovës.

Një tjetër sukses për atletin e ri ishte fitorja në Mitingun e 14-të të Atletikës në Kumanovë, ku zuri vendin e parë dhe fitoi medaljen e artë. Ai shkëlqeu edhe në garat verore të atletikës, ku triumfoi në vrapimin në distancën prej 60 metrash, duke dëshmuar shpejtësi dhe përgatitje të shkëlqyer.

Pas këtyre rezultateve qëndrojnë puna e vazhdueshme, disiplina dhe përkushtimi ndaj sportit, si dhe mbështetja e familjes e sidomos të gjyshit të tij trajnerit legjendar Prof.Dr.Isa Asllani.

Sukseset e Uran Asllanit janë burim krenarie për familjen dhe tërë komunitetin shqiptar të Kumanovës. Me rezultatet e arritura deri më tani, ai po hedh hapa të sigurt drejt një të ardhmeje premtuese në atletikë, ndërsa të gjithë shpresojnë që fitoret e tij të vazhdojnë edhe në garat e ardhshme. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!

14.11.2026

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026