Atentat me kallashinov në Berat
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin e dështuar ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit. Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi ishin shënjestrat e sulmit, që ndodhi pranë një karburanti. Nga një automjet tip “Ford” ngjyrë e zezë, u qëllua në drejtim të tyre me breshëri kallashnikovi. Merkaj dhe Dhëmbi arritën të

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin e dështuar ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit.
Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi ishin shënjestrat e sulmit, që ndodhi pranë një karburanti.
Nga një automjet tip “Ford” ngjyrë e zezë, u qëllua në drejtim të tyre me breshëri kallashnikovi.
Merkaj dhe Dhëmbi arritën të largohen drejt spitalit, ndërsa automjeti i atentatorëve i ndoqi duke qëlluar vazhdimisht.
Pavarësisht sulmit të ashpër, fatmirësisht, nuk pati të lënduar, as nga shënjestrat dhe as nga kalimtarët e rastit.
Autorët e dyshuar janë identifikuar si vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti”.
Konflikti mes dy grupeve dyshohet të ketë nisur në Greqi.