SHQIPERIA

Atentati ndaj prokurorit/ Gazetari zbulon detaje: Në Shqipëri qarkullojnë vrasës të huaj

Artan Hoxha ka treguar sërish detaje për atentatin ndaj Arjan Ndojit, prokurorit të Durrësit.
“Janë një seri ngjarjesh që kanë ndodhur, kjo ishte e paralajmëruar. Nëse hapim kronikën e viteve të fundit në këtë aks rrugor kanë ndodhur të gjitha ngjarjet pa autorë. Kemi arritur në një pikë ku me të vërtet duhet të shkundet shoqëria sepse politika nuk shkundet më, politika është brenda. Kryeministri dhe zëvendës-kryeministri duhet të japin deklarime në Prokurori. Akoma nuk kanë dalë prova shkencore nga kjo ngjarje, janë shumë elementë që duhen parë. Kemi të bëjmë me vrasës që s’kanë lidhje direkte me viktimat, janë të porositur”, tha gazetari Hoxha në “Abc News”.
Gazetari Hoxha shtoi më tej: “Nuk ka më besim tek policia, në vend ka grupe të cilët funksionojnë në lidhje me njëri-tjetrin. Shqipëria është qarkuar edhe nga vrasës me pagesë të huaj”.
Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po ud..

Loading...

Artan Hoxha ka treguar sërish detaje për atentatin ndaj Arjan Ndojit, prokurorit të Durrësit.

“Janë një seri ngjarjesh që kanë ndodhur, kjo ishte e paralajmëruar. Nëse hapim kronikën e viteve të fundit në këtë aks rrugor kanë ndodhur të gjitha ngjarjet pa autorë. Kemi arritur në një pikë ku me të vërtet duhet të shkundet shoqëria sepse politika nuk shkundet më, politika është brenda. Kryeministri dhe zëvendës-kryeministri duhet të japin deklarime në Prokurori. Akoma nuk kanë dalë prova shkencore nga kjo ngjarje, janë shumë elementë që duhen parë. Kemi të bëjmë me vrasës që s’kanë lidhje direkte me viktimat, janë të porositur”, tha gazetari Hoxha në “Abc News”.

Gazetari Hoxha shtoi më tej: “Nuk ka më besim tek policia, në vend ka grupe të cilët funksionojnë në lidhje me njëri-tjetrin. Shqipëria është qarkuar edhe nga vrasës me pagesë të huaj”.

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Atentati ndaj prokurorit/ Gazetari zbulon detaje: Në Shqipëri qarkullojnë vrasës të huaj Atentati ndaj prokurorit/ Gazetari zbulon detaje: Në Shqipëri qarkullojnë vrasës të huajRating: 5.0
To Top