SHQIPERIA

Atentati ndaj prokurorit/ Gazetarja Anila Hoxha tregon bisedën me prokurorin Ndoj

E ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, gazetarja Anila Hoxha është shprehur se ka takuar në spital prokurorin Arjan Ndoj dhe ka zbuluar bisedën me të. Hoxha është shprehur se Ndoj ishte i rrethuar nga të afërm dhe familjarë të tij në spital.
Sa i përket bisedës me të Hoxha shprehet se prokurori i ka thënë se ka ndodhur çdo gjë befasisht dhe se nuk kishin dëgjuar as zhurmët e armëve, aq shpejt kishte ndodhur.
Në “Open” në Top Channel gazetarja Anila Hoxha tha se përplasjet në Durrës janë të shumta dhe tashmë të hapura.
Arjan Ndoj ka marrë titullin e magjistratit dhe gjatë karrierës së tij ka shërbyer në organin e akuzës në Durrës. Ndoj u diplomua si jurist me medalje të artë – tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Ky nuk është atentati i parë. Në Durrës përplasjet janë të shumta dhe tashmë kanë dalë hapur- vijoi gazetarja Hoxha. Grupet kriminale, siç ka ndodhur në rastin e fundit veprojnë në mënyrë të sofistikuar dhe nuk e kanë problem nëse do të dëmtonin dhe qytetarë të ci..

Loading...

E ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, gazetarja Anila Hoxha është shprehur se ka takuar në spital prokurorin Arjan Ndoj dhe ka zbuluar bisedën me të. Hoxha është shprehur se Ndoj ishte i rrethuar nga të afërm dhe familjarë të tij në spital.

Sa i përket bisedës me të Hoxha shprehet se prokurori i ka thënë se ka ndodhur çdo gjë befasisht dhe se nuk kishin dëgjuar as zhurmët e armëve, aq shpejt kishte ndodhur.

Në “Open” në Top Channel gazetarja Anila Hoxha tha se përplasjet në Durrës janë të shumta dhe tashmë të hapura.

Arjan Ndoj ka marrë titullin e magjistratit dhe gjatë karrierës së tij ka shërbyer në organin e akuzës në Durrës. Ndoj u diplomua si jurist me medalje të artë – tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Ky nuk është atentati i parë. Në Durrës përplasjet janë të shumta dhe tashmë kanë dalë hapur- vijoi gazetarja Hoxha. Grupet kriminale, siç ka ndodhur në rastin e fundit veprojnë në mënyrë të sofistikuar dhe nuk e kanë problem nëse do të dëmtonin dhe qytetarë të cilët kalojnë aty- tha Hoxha.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Atentati ndaj prokurorit/ Gazetarja Anila Hoxha tregon bisedën me prokurorin Ndoj Atentati ndaj prokurorit/ Gazetarja Anila Hoxha tregon bisedën me prokurorin NdojRating: 5.0
To Top