SHQIPERIA

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Aksion i madh në 5 qytete, 14 të shoqëruar nga FNSH e Renea

Atentati ndaj Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe të fortit të Shijakut Landi Muharremi është ende pa asnjë autor të arrestuar. Katër ditë nga ngjarja që trazoi vendin FNSH, Renea dhe Policia e Durrësit me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë vijuar kontrollet në 20 banesa në 5 qytete të ndryshme, Krujë, Fushë-Krujë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar 20 persona të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërish të lirë. Ndërsa vijon të jetë i ndaluar i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, nga Fushë-Kruja. Sipas burimeve të Report Tv ka prova të mjaftueshme që e fajësojnë në ngjarje, por priten edhe rezultatet nga ekspertiza për provat e gjetura në automjet për të thënë fjalën e fundit.
Rreth orës 16:30 të ditës së premte Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i p..

Loading...

Atentati ndaj Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe të fortit të Shijakut Landi Muharremi është ende pa asnjë autor të arrestuar. Katër ditë nga ngjarja që trazoi vendin FNSH, Renea dhe Policia e Durrësit me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë vijuar kontrollet në 20 banesa në 5 qytete të ndryshme, Krujë, Fushë-Krujë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar 20 persona të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërish të lirë. Ndërsa vijon të jetë i ndaluar i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, nga Fushë-Kruja. Sipas burimeve të Report Tv ka prova të mjaftueshme që e fajësojnë në ngjarje, por priten edhe rezultatet nga ekspertiza për provat e gjetura në automjet për të thënë fjalën e fundit.

Rreth orës 16:30 të ditës së premte Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.

Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.

Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private, një ‘Benz CLS’ që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që njihet me disa emra ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /Shqiptarja

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Aksion i madh në 5 qytete, 14 të shoqëruar nga FNSH e Renea Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Aksion i madh në 5 qytete, 14 të shoqëruar nga FNSH e ReneaRating: 5.0
To Top