SHQIPERIA

Atentatori i dyshuar kërkon lirinë, Redjan Rraja dërgon kërkesën në Gjykatën e Apelit

Redjan Rraja kërkon lirinë duke ankimuar në Apel përmes avokatit, masën e arrestit me burg dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda. 34-vjeçari i njohur me pseudonimin “Dara” për shkak të profesionit si stomatolog, akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, teksa ishte në makinë me Landi Muharremin, një person me precedentë penalë, dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës.
Në makinën që autorët braktisën por që nuk mundën të djegin pasi dyshohet të mos u jetë hapur bagazhi ku kishin shishet me benzinë, u gjetën ndër të tjerë një palë syze mbi të cilat pati gjurmë gishtërinjsh që i korrespondojnë Redjan Rrajës, nga Nikla e Fushë-Krujës, kushëri i deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Deri më tani 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me atentatin ndërsa është shprehur se nuk ka dijeni se si janë gjendur gjurmët e tij në makinën e atentatorëve./javanews

Loading...

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Atentatori i dyshuar kërkon lirinë, Redjan Rraja dërgon kërkesën në Gjykatën e Apelit Atentatori i dyshuar kërkon lirinë, Redjan Rraja dërgon kërkesën në Gjykatën e ApelitRating: 5.0
To Top