SPORTI

Avdullahu: Jemi gati për ndeshjen kundër Irlandës

Kosova.Today ·

Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, ka thënë se futbollistët e Kosovës janë të gatshëm për përballjen me Irlandën të enjten. Avdullahu ka thënë se presin lojë fizike ndaj Irlandës, transmeton albinfo.ch. “Presim lojë fizike, të shpejtë. Kemi...

Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, ka thënë se futbollistët e Kosovës janë të gatshëm për përballjen me Irlandën të enjten.

Avdullahu ka thënë se presin lojë fizike ndaj Irlandës, transmeton albinfo.ch.

“Presim lojë fizike, të shpejtë. Kemi respekt për Irlandën. Do të jemi gati dhe nuk kemi pse të fshihemi. Besoj se jemi të përgatitur për Irlandën. Edhe ne jemi të fortë dhe gati për t’u përballur me Irlandën. Edhe ne kemi lojtarë të fortë për t’u përballur me ta”, tha Avdullahu.

Ai ka folur edhe për mesfushori 17-vjeçar të Bayern Munchenit që ka vendosur t’i bashkohet Kosovës.

“Kemi biseduar dhe më vjen mirë që Erblini ka vendosur të luajë për Kosovën. Është supertalent dhe do t’i ndihmojë shumë Kosovës. Jam i kënaqur që lojtarët e rinj po vendosin ta përfaqësojnë Kosovën. Kosova po shkon duke u përforcuar”, tha Avdullahu.

The post Avdullahu: Jemi gati për ndeshjen kundër Irlandës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vata: "Më pyetën nëse ishte shqiptar dhe më shanë" - Prapaskenat e Kosovës në Dublin

18.11.2026

Kosova mbetet në Ligën B: Çfarë do të thotë për të ardhmen e futbollit kosovar?

18.11.2026

Kosova në Euro 2028: Grupi më i vështirë dhe më i lehtë me Spanjë dhe Greqi

18.11.2026

Dy shqiptarë shënojnë në Superligë: Sion mposhti Servettën 2-0

22.11.2026