Avokatët grekë mblidhen në Tiranë për Belerin, reagon Artan Hoxha
Këtë të hënë u mblodh Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë ku në fokus ishte padyshim çështja “Beleri”. Duke marrë shkas nga ky takim, gazetari i kronikës Artan Hoxha ka rikujtuar faktin se në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë dhe Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë nuk është mbledhur asnjëherë. Përmes […] The post Avokatët grekë mblidhen në Tiranë për Belerin, reagon Artan Hoxha appeared first on Newsbomb Albania.

Këtë të hënë u mblodh Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë ku në fokus ishte padyshim çështja “Beleri”.
Duke marrë shkas nga ky takim, gazetari i kronikës Artan Hoxha ka rikujtuar faktin se në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë dhe Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë nuk është mbledhur asnjëherë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxha ka shënjestruar Dhoma e Avokatisë së e Shqipërisë, e cila nuk ka reaguar lidhur me veprimet e homologëve grek në vendin tonë.
“Po mirë mo zotërinj, në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë, që jo vetëm u janë privuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe as që e ka vënë ujin në zjarr kush, por dhe i kanë masakruar barbarisht….
Kjo Dhoma e Avokatisë së Tiranës apo e Shqipërisë, si nuk e tha një fjalë, kur pa se çfarë bëjnë homologët grekë të ulur këmbëkryq në mes të shtëpisë…”, shkruan gazetari.
The post Avokatët grekë mblidhen në Tiranë për Belerin, reagon Artan Hoxha appeared first on Newsbomb Albania.