AVONET: Të ndalohet dhënia e kundërligjshme në shfrytëzim e pronave komunale nga kryetari i Ferizajt

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, kërkon që urgjentisht të shkëputen marrëveshjet me subjektet të cilat shfrytëzojnë pronat komunale kundërligjshëm. AVONET gjithashtu kërkon nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë që në lidhje me këto gjetje të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA), ex officio të iniciojë procedurë penale ndaj personave përgjegjës. Rrjeti i OJQ-ve AVONET, thotë […]

AVONET: Të ndalohet dhënia e kundërligjshme në shfrytëzim e pronave komunale nga kryetari i Ferizajt

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, kërkon që urgjentisht të shkëputen marrëveshjet me subjektet të cilat shfrytëzojnë pronat komunale kundërligjshëm. AVONET gjithashtu kërkon nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë që në lidhje me këto gjetje të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA), ex officio të iniciojë procedurë penale ndaj personave përgjegjës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, thotë së ka shqyrtuar dhe ka analizuar me kujdes raportin e fundit të auditimit të pajtueshmërisë të titulluar “Dhënia në Shfrytëzim e Pronave Komunale dhe Monitorimi i Tyre në Komunën e Ferizajt” për periudhën 01.01.2022 – 30.09.2023, të hartuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Ne shprehim shqetësimin tonë të madh për gjetjet e këtij raporti, të cilat tregojnë një menaxhim të dobët dhe të papërgjegjshëm të pronave komunale nga ana e Komunës së Ferizajt.

“AVONET është jashtëzakonisht e shqetësuar me gjetjen e cila dëshmon se Kryetari i Komunës ka dhënë në shfrytëzim subjekteve tjera qendrën e trajnimeve në Greme dhe qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, pa respektuar fare dispozitat e Ligjit nr. 06/L-092, për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, kjo për faktin se i njëjti (Kryetari i Komunës) me rastin e dhënies në shfrytëzim të këtyre pronave nuk ka marr fare aprovim nga Kuvendi Komunal i Ferizajt, i cili është organi përgjegjës për aprovimin e dhënies në shfrytëzim të pronave komunale”, thuhet në reagim.

Më tej AVONET thotë se “këtë veprim Zyra Kombëtare e Auditimit e ka vlerësuar si të kundërligjshëm dhe e ka rekomanduar që kryetari duhet të sigurohet që të gjitha pronat komunale të cilat pretendohen të jepen në shfrytëzim, të marrin aprovimin paraprak nga Kuvendi Komunal, sepse përveç se është kërkesë ligjore, ky veprim garanton transparencën dhe ligjshmërinë e veprimeve dhe vendimeve të komunës. Vlen të theksohet se AVONET në vazhdimësi ka reaguar për mënyrën dhe formën e dhënies në shfrytëzim të qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë nga Komuna e Ferizajt, mirëpo gjithmonë kemi hasur në veshë të shurdhët tek Komuna e Ferizajt. Andaj, kërkojmë edhe një herë nga Komuna e Ferizajt që urgjentisht të shkëput marrëveshjen me subjektin i cili menaxhon me qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”.

Disa nga gjetjet e tjera kryesore të raportit sipas AVONET përfshijnë:

-Dështimin në Ruajtjen dhe Përmirësimin e Vlerës së Pronave – Komuna e Ferizajt ka dështuar të ruajë dhe të rrisë vlerën e pronave të dhëna me qira, me rreth 66% të mostrave të testuara që kanë rezultuar me parregullsi.

-Raportimi dhe Monitorimi – Kryetari i Komunës së Ferizajt nuk ka paraqitur asnjë raport Kuvendit Komunal lidhur me monitorimin e realizimit të kontratave dhe përmbushjen e qëllimit të dhënies në shfrytëzim të pronave të paluajtshme;

-Investimet e Paracaktuara – Në gjashtë raste të shqyrtuara, shfrytëzuesit nuk kanë realizuar investimet e përcaktuara me kontratë, problem ky që daton që nga viti 2017;

-Bartja e Drejtës së Shfrytëzimit – Në tre raste, shfrytëzuesit/qiramarrësit kanë bartur të drejtën e shfrytëzimit tek palët e treta pa miratim paraprak nga komuna, dhe kjo nuk është identifikuar nga komuna për të ndërmarrë veprime parandaluese;

-Kartelat Financiare – Në shtatë raste, komuna nuk mban kartela financiare të sakta për kontratat e qirasë, duke nënvlerësuar llogaritë e arkëtueshme;

-Mosarkëtimi i Qirasë – Në shtatë raste, qiramarrësit nuk kanë paguar qiranë sipas afatit të përcaktuar me kontratë. Vetëm në një rast, shuma e papaguar arrin vlerën prej 64,525.56€. Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të arkëtuar këto shuma të papaguara nga qiraja.

AVONET i bën thirrje urgjente kryetarit të Komunës së Ferizajt që të reflektojë sa më shpejt mbi këto gjetje dhe të ndërmarrë veprime konkrete për të korrigjuar këto mangësi të rënda. Është e domosdoshme që të merren masa për të siguruar menaxhimin e duhur dhe të përgjegjshëm të pronave komunale, në mënyrë që të mbrohet dhe rritet vlera e këtyre aseteve të rëndësishme për qytetarët e Ferizajt.

“Gjithashtu, kërkojmë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës që në lidhje me këto gjetje të konstatuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të manifestuara në raportin e fundit të auditimit të pajtueshmërisë të titulluar “Dhënia në Shfrytëzim e Pronave Komunale dhe Monitorimi i Tyre në Komunën e Ferizajt” për periudhën 01.01.2022 – 30.09.2023, i cili raport është konfirmuar edhe nga vetë Komuna e Ferizajt, sipas detyrës zyrtare (ex officio) të iniciojë procedurë penale ndaj personave përgjegjës, për faktin se disa nga gjetjet, e sidomos gjetja e cila është shpallur si e kundërligjshme nga ZKA-ja, që ka të bëj me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, përbëjnë elemente të mjaftueshme që personat përgjegjës për këto veprime, tashmë të konfirmuara si të kundërligjshme kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e cila është e paraparë edhe në dispozitat penale materiale të legjislacionit pozitiv të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e AVONET. /

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :