Bahtiri kërkon mendimin e qytetarëve pro një tubimi për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar për një tubim siç e quan ai madhështor, ku qytetarët e veriut dhe jugut, njëzëri do kërkonin hapjen e Urës së Ibrit. Në një reagim të tij, ai kërkon që qytetarët të shprehin mendimin e tyre nëse janë pro hapjes së Urës së Ibrit, në mënyrë që të […]
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar për një tubim siç e quan ai madhështor, ku qytetarët e veriut dhe jugut, njëzëri do kërkonin hapjen e Urës së Ibrit.
Në një reagim të tij, ai kërkon që qytetarët të shprehin mendimin e tyre nëse janë pro hapjes së Urës së Ibrit, në mënyrë që të finalizojë organizimin e këtij takimi.
”Të dashur qytetarë,
Mendoj se është koha për të organizuar një tubim madhështor, në të cilin, qytetarët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës, njëzëri kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit, sepse kjo Urë është e mbyllur padrejtësisht dhe si e tillë po cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Çdoherë bashkërisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës.
Shpërndajeni që ta shohin edhe të tjerët”.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk