Bajqinovci: Opozita po heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se opozita ende heziton të deklarohet  lidhur me hapjen e Urës së Ibrit. Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook thotë se “Kosova nuk do të kërkojë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tone”. “BE-ja shpesh deklaron se nuk duhet të ndërmerren […]

Bajqinovci: Opozita po heziton të deklarohet  lidhur me hapjen e Urës së Ibrit

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se opozita ende heziton të deklarohet  lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook thotë se “Kosova nuk do të kërkojë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tone”.

“BE-ja shpesh deklaron se nuk duhet të ndërmerren veprime të njëanshme brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ne e kemi të qartë se nuk do të kërkojmë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tonë. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur dhe ruajtur integritetin e Kosovës, asgjë më shumë. Ndërkohë, opozita ende heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit”, tha Bajqinovci,

Kujtojmë se ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar hapjen e Urës së Ibrit, duke e cilësuar si veprim i njëanshëm i Qeverisë Kurti.

 

 

 

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :