BOTA

Ballkani mes “shkëmbimit të zjarrit” nga Irani, hakmarrja për muxhahedinët

Me kufijtë e saj “porozë” dhe shërbimet e dobëta të inteligjencës, Europa Juglindore nuk është çudi që të “infektohet” nga konflikti në përkeqësim i Iranit dhe kundërshtarëve të tij.

Polemikat mbi vrasjen e komandantit të forcës elitë Quds të Trupave të Gardës Revolucionare iraniane, IRGC, gjeneralit Qasem Suleimani nga forcat amerikane në Irak kanë mbërritur tashmë në Ballkan, thotë Vuk Vuksanoviç.

Vuksanoviç kujton rezolutën e paraqitur në Senatin Amerikan nga senatori Ted Cruz, i cili pretendonte se Suleimani ishte duke planifikuar sulme terroriste në të gjithë botën, përfshirë Bosnjën. Ambasada iraniane në Sarajevë nxitoi ta mohonte një gjë të tillë. Shqipëria nga ana tjetër, që strehon grupin militant të opozitës iraniane, Muxhahedinët e Popullit, MEK, ka dëbuar dy diplomatë iranianë, të cilët dyshohet se janë të lidhur me IRGC dhe Ministrinë e Inteligjencës së Iranit, MOIS.

Detajet që rrethojnë këto episode janë të pakta. Por ajo çfarë bie në sy për Vuksanoviç, është se Ballka..

Loading...

Me kufijtë e saj “porozë” dhe shërbimet e dobëta të inteligjencës, Europa Juglindore nuk është çudi që të “infektohet” nga konflikti në përkeqësim i Iranit dhe kundërshtarëve të tij.

Polemikat mbi vrasjen e komandantit të forcës elitë Quds të Trupave të Gardës Revolucionare iraniane, IRGC, gjeneralit Qasem Suleimani nga forcat amerikane në Irak kanë mbërritur tashmë në Ballkan, thotë Vuk Vuksanoviç.

Vuksanoviç kujton rezolutën e paraqitur në Senatin Amerikan nga senatori Ted Cruz, i cili pretendonte se Suleimani ishte duke planifikuar sulme terroriste në të gjithë botën, përfshirë Bosnjën. Ambasada iraniane në Sarajevë nxitoi ta mohonte një gjë të tillë. Shqipëria nga ana tjetër, që strehon grupin militant të opozitës iraniane, Muxhahedinët e Popullit, MEK, ka dëbuar dy diplomatë iranianë, të cilët dyshohet se janë të lidhur me IRGC dhe Ministrinë e Inteligjencës së Iranit, MOIS.

Detajet që rrethojnë këto episode janë të pakta. Por ajo çfarë bie në sy për Vuksanoviç, është se Ballkani përbën një terren ku dhuna është potencialisht e mundur mes Republikës Islamike dhe “armiqve” të saj. Ky potencial është më i mprehtë, jo vetëm për shkak të pranisë së MEK në Shqipëri, por edhe për faktin se Irani tani është i angazhuar në një rivalitet të ashpër rajonal me Arabinë Saudite dhe Izraelin duke qenë në të njëjtën kohë i traumatizuar nga mundësia që Shtetet e Bashkuara të tentojnë përmbysjen e regjimit atje.

Dhe Ballkani mund të bëhet dëmi kolateral i rivalitetit strategjik të Lindjes së Mesme, gjeografikisht është afër rajonit të trazuar, dhe përmban objektiva më të lehtë, ku Teherani mund të godasë rivalët e tij.

Dy vende janë aktualisht më të rrezikuarat, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina. Irani e sheh MEK-un si organizatë terroriste, dhe vetë strehimi i saj ngjalli ka ngjallur zemëratën e ajatollahëve. Kërcënimi i regjimit atje është real dhe nuk është çudi të materializohet sikur edhe me sulme kibernetike apo me depërtime të kujdesshme propaganda. Bojan Stojkovski kujton sesi në fund të nëntorit, u shfaq një shkrim në platformën online, Medium, që dukej sikur ishte postuar nga gazetari i Neë York Post, Mark Moore. Sipas atyre që thuheshin aty, Moore raportonte se shpresat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, kërcënoheshin nga fakti që ka pranuar grupin opozitar Iranian, dhe për një pohim të tillë, citohej ish komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn.

Vetëm se Hahn, nuk i kishte nxjerrë kurrë të tilla pretendime dhe Moore, nuk e kishte shkruar asnjëherë atë artikull. Identiteti i tij online në fakt, ishte vjedhur, thotë Bojan Stojkovski, nga një mashtrues që përhapte propagandën iraniane, një taktikë, kjo e cila mund të marrë hov të ri pas vrasjes së Suleimanit. Lufta, në fund të fundit, ka shumë fytyra.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ballkani mes “shkëmbimit të zjarrit” nga Irani, hakmarrja për muxhahedinët Ballkani mes “shkëmbimit të zjarrit” nga Irani, hakmarrja për muxhahedinëtRating: 5.0
To Top