KOSOVA

Banka “fal” kreditë e këqija, vendoset afati dy vjeçar

Duke filluar nga viti i ardhshëm, bankat duhet të fshijnë nga bilancet kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se dy vjetësh. Kjo pritet të ulë më tej raportin e kredive me probleme të sistemit bankar shqiptar dhe ta zbresë atë në nivele njëshifrore.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë rregulloren e hyrë në fuqi në vitin 2015, që parashikonte fshirjen e kredive që klasifikoheshin si të humbura prej të paktën tre vjetësh, duke e ulur këtë afat në dy vjet. Ulja me një vit e këtij afati bëhet me qëllim një pastrim të mëtejshëm të portofolit të bankave nga kreditë e humbura.

Rregullorja në fjalë ka dhënë ndikimin kryesor në uljen e raportit të kredive me probleme, nga një nivel maksimal prej 25%, në rreth 11%, sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Që nga viti 2015, bankat kanë nxjerrë më shumë se 56 miliardë lekë kredi të humbura nga bilancet e tyre. Pasi rregullorja aktuale pothuajse i ka shteruar efektet e veta, tashmë Banka e ..

Loading...

Duke filluar nga viti i ardhshëm, bankat duhet të fshijnë nga bilancet kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se dy vjetësh. Kjo pritet të ulë më tej raportin e kredive me probleme të sistemit bankar shqiptar dhe ta zbresë atë në nivele njëshifrore.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë rregulloren e hyrë në fuqi në vitin 2015, që parashikonte fshirjen e kredive që klasifikoheshin si të humbura prej të paktën tre vjetësh, duke e ulur këtë afat në dy vjet. Ulja me një vit e këtij afati bëhet me qëllim një pastrim të mëtejshëm të portofolit të bankave nga kreditë e humbura.

Rregullorja në fjalë ka dhënë ndikimin kryesor në uljen e raportit të kredive me probleme, nga një nivel maksimal prej 25%, në rreth 11%, sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Që nga viti 2015, bankat kanë nxjerrë më shumë se 56 miliardë lekë kredi të humbura nga bilancet e tyre. Pasi rregullorja aktuale pothuajse i ka shteruar efektet e veta, tashmë Banka e Shqipërisë ka vendosur ta shkurtojë më tej afatin për t’i fshirë kreditë e humbura.

Nxjerrja e kredive nga bilanci qartësisht nuk nënkupton as faljen dhe as tërheqjen e bankave nga përpjekjet për mbledhjen e tyre në rrugë ligjore. Gjithashtu, ky operacion nuk ka ndonjë ndikim financiar në bilanc, sepse të gjitha kreditë e humbura janë të mbuluara me fonde rezervë në masën 100%./ Scan

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Banka “fal” kreditë e këqija, vendoset afati dy vjeçar Banka “fal” kreditë e këqija, vendoset afati dy vjeçarRating: 5.0
To Top