Sulm barbar ndaj ish-kryetarit të PD-së në Lezhë: i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Sulm barbar ndaj ish-kryetarit të PD-së në Lezhë: i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një sulm i dhunshëm ka ndodhur në Lezhë, ku ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD) në Dajç të Zadrimës, Sokol Toma, është sulmuar fizikisht nga persona të paidentifikuar.

Sipas raportimeve të Top Channel, incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras-Laç, në zonën e Sanxhakut. Sokol Toma është goditur me sende të forta, duke pësuar dëmtime të rënda: i janë thyer këmbët dhe i është prerë veshin.

Ndërkohë, Sokol Toma është shtruar në pavijonin e ortopedisë të Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar. Autorët kanë marrë edhe telefonin e tij gjatë sulmit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Arsyet e sulmit ende nuk janë të qarta, por policia ka nisur hetimet për të gjetur autorët e këtij akti barbar.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.