SPORTI

Barcelona arrin marrëveshje 300 milionëshe, Camp Nou drejt përfundimit

Kosova.Today ·

Barcelona e ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të projektit madhështor të Spotify Camp Nou. Klubi katalunas ka siguruar 300 milionë euro financim shtesë dhe ka arritur marrëveshje me kompaninë turke Limak që ajo të vazhdojë...

Barcelona e ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të projektit madhështor të Spotify Camp Nou.

Klubi katalunas ka siguruar 300 milionë euro financim shtesë dhe ka arritur marrëveshje me kompaninë turke Limak që ajo të vazhdojë punimet deri në përfundimin e stadiumit.

Marrëveshja i jep fund pasigurive rreth vazhdimësisë së bashkëpunimit me Limak, pasi Barcelona kishte shqyrtuar mundësinë e angazhimit të një kompanie tjetër për fazën përfundimtare të projektit.

Tashmë, kompania turke do të jetë përgjegjëse edhe për vendosjen e çatisë së stadiumit, një prej fazave më të komplikuara të ndërtimit, shkruan “Goal”.

Për këtë operacion, Barcelona ka siguruar një financim prej 300 milionë eurosh përmes emetimit të obligacioneve, me Goldman Sachs si ndërmjetësues ekskluziv.

Ky financim është pjesë e një pakete më të gjerë prej 510 milionë eurosh, e miratuar nga anëtarët e klubit, ku përfshihen edhe 210 milionë euro përmes instrumenteve financiare të mbështetura në të ardhurat televizive.

Sipas planifikimit, vendosja e çatisë do të nisë pas përfundimit të sezonit 2026/27 dhe pritet të përfundojë gjatë gjysmës së dytë të sezonit pasues.

Barcelona synon të rikthehet në shtëpinë e saj në fillim të vitit 2028, ndërsa përfundimi i plotë i projektit parashikohet gjatë vitit 2028.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dardanët synojnë fitoren ndaj Izraelit, Avdyli dhe Kamberi optimistë para sfidës në Prishtinë

13.11.2026

MILAN GATI TË SHPËNZOJË edhe mbi 100 milionë për përforcimet e duhura!

15.11.2026

Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, transferon talentin 19-vjeçar nga Gana

13.11.2026

Zvicra barazon pa gola me Slloveninë dhe siguron vendin e parë në grup

14.11.2026