Bardhi lexon mesazhet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit: Sa shtëpi ke shitur?

Në emisionin “Opinion”, kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka lexuar një bisedë nga dosja që SPAK ka në dorë për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku. Bëhet fjalë për disa mesazhe të shkëmbyera mes Ballukut dhe vartësit të saj, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberit. Pjesë nga biseda […]

Bardhi lexon mesazhet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit: Sa shtëpi ke shitur?

Në emisionin “Opinion”, kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka lexuar një bisedë nga dosja që SPAK ka në dorë për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku.

Bëhet fjalë për disa mesazhe të shkëmbyera mes Ballukut dhe vartësit të saj, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberit.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazment BardhiMeqenëse po flet për korrupsionin. Një sekondë! Se mua s’më lejohet të jap të dhëna nga dosja. Por një mesazh po i lexoj Batonit. Ç’a pune ka Belinda Balluku që në orën 19:49:20, viti 2019, i shkruan vartësit të saj Vis Berberi; “E bëre pasqyrën sa shtëpi ke shitur?” Di gjë ti që ka agjenci shitje shtëpish Belinda Balluku, apo Ministria e Infrastrukturës.

Blendi FevziuÇfarë ishte kjo? Kjo s’kishte dalë ndonjëherë!

Gazment BardhiMesazh i Belinda Ballukut për Ervis Berberin. “E bëre pasqyrën sa shtëpi ke shit?” I thotë Vis Berberit. Tani lëreni Prokurorinë ta hetojë.

Blendi FevziuE ke gjet ti këtë apo është në dosje?

Gazment BardhiËshtë në dosje mo, në dosje! Si e paskam unë?! Unë nuk shpik të dhëna. Është në dosje!

Blendi FevziuMos është e folur me kod?

Gazment BardhiTani kodet t’i zbërthejë Prokuroria. Prandaj nuk mund të themi që ka akuzë për këtë, s’ka akuzë për këtë. Se kush është strategjia e Prokurorisë, masat e sigurimit… Se kam dëgjuar të thonë “fute në burg pa dënim”. Paraburgimi nuk është institut që njihet vetëm në Shqipëri, njihet në të gjithë botën. Dhe paraburgimi është për ata që janë për raste minore vjedhjesh. A e di ti që sot në paraburgim, ke punonjës policie, doganash, tatimesh, që janë në burg se kanë marrë korrupsion 20 mijë lekë të vjetra. Kjo që i ka shkaktuar të paktën 300 milionë euro dëm buxhetit të shtetit, kjo duhet të vijë dhe të jetë në Kuvendin e Shqipërisë që të votojë ligjet dhe të hyjnë këta të tjerët në burg. Ku jetojmë këtu?!