KOSOVA

BARNAT SKADOJNË, QYTETARËT PAGUAJNË: 134 mijë euro për asgjësimin në Prishtinë

Kosova.Today ·

Komuna e Prishtinës ka angazhuar operator ekonomik për asgjësimin e barnave dhe produkteve medicinale pa afat në objektet shëndetësore publike të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar për nënshkrimin e kontratës, Komuna ka lidhur kontratë me...

Komuna e Prishtinës ka angazhuar operator ekonomik për asgjësimin e barnave dhe produkteve medicinale pa afat në objektet shëndetësore publike të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar për nënshkrimin e kontratës, Komuna ka lidhur kontratë me kompaninë MetBat SH.P.K., në vlerë prej 134,130 euro, për shërbimin e asgjësimit të barnave dhe produkteve medicinale pa afat. Kontrata është nënshkruar më 6 gusht 2026 dhe aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 12 maj, shkarun ORAinfo.

Ky rast ngre pikëpyetje serioze për menaxhimin e barnave në institucionet shëndetësore të Prishtinës.

Në një kohë kur qytetarët përballen me mungesa të barnave dhe shpesh detyrohen t’i blejnë ato me paratë e tyre, është e vështirë të mos shtrohet pyetja: si është e mundur që barna të blihen me paratë publike, të qëndrojnë në institucionet shëndetësore derisa t’u skadojë afati dhe më pas të paguhen edhe mbi 134 mijë euro për t’u asgjësuar?

Dokumenti zyrtar e përshkruan kontratën pikërisht si shërbim për “asgjësimin e barnave dhe produkteve medicinale pa afat”, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ishte 135 mijë euro. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

14.11.2026

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

15.11.2026

Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?

14.11.2026

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026